
Ish-kryetarja e LSI-së dhe ish-bashkëshortja e Ilir Metës, Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë të fortë ndaj Tedi Blushit, sekretarit të përgjithshëm të Partisë së Lirisë, dhe një ndër besnikët e pakët ë Metës.
Në emisionin “Dekalog” me Roland Qafokun, Kryemadhi ka ngritur dyshime se si Tedi Blushi arriti të bënte një pasuri të madhe në Tiranë, kur dikur ishte i pastrehë.
Ajo tha se Blushi nga i pastrehë dikur, sot është pronar i tre shtëpive.
“Tedi Blushi është njeriu më i lumtur në botë sot. Deputet është, gruan e ka drejtoreshë te Ulsi Manja, vjehrrin e ka nëndrejtor te spitali i burgut, me tri shtëpi është sot, kur ka qenë pa shtëpi. Nuk ia ka bërë pushteti këto shtëpi, por shkatërrimi i partisë. Tedi Blushi e shkatërroi partinë”, tha Kryemadhi.