
Personi që ekzekutoi Renato Hoxhajn në Vlorë kishte menduar mirë mënyrën se do të kamuflohej përpara kamerave që mund ta filmonin në momentin që do të kryente krimin. Sot është publikuar fotoja e tij, e kapur nga pamjet filmike para kamerave të sigurisë, pak momente para kryerjes së vrasjes.
Por, përveç kapeles dhe maskës kirurgjikale, personi në fjalë kishte vendosur edhe një maskë silikoni për të mbuluar çdo tipar të mundshëm që mund të identifikonin çdo detaj rreth tij. Madje ai kishte vendosur edhe një bark artificial.
Sot është vënë në pranga Eris Mehmetaj, 37-vjeç, nga Tropoja, i cili dyshohet se i ka dhënë autorit automjetin me të cilin ai është larguar, të cilit i kishte ndryshuar edhe targat. Mehmetajt i është sekuestruar celulari, që pritet të zbardhë të dhëna për pjesëmarrësit në vrasje. Dyshimet e deritanishme janë se vrasja e Renato Hoxhajt është porositur nga Dubai dhe shkak dyshohet se është bërë fakti që ai nuk ka pranuar të japë tokën për ndërtim. Ekzekutori dyshohet se është arratisur drejt Greqisë. /korrieri