
Analisti Fatos Lubonja ishte sot i ftuar në News 24, ku foli për ecurinë e fushatës zgjedhore në prag të zgjedhjeve të 11 majit.
Lubonja theksoi se vota e diasporës do të jetë faktori kyç në këto zgjedhje, duke thelluar analizën e tij mbi ndikimin që shqiptarët jashtë vendit mund të kenë në rezultatin përfundimtar.
Sipas tij, goditja elektorale ndaj Ramës dhe mazhorancës nuk do të vijë brenda vendit, por nga diaspora, e cila sipas Lubonjës pritet të ketë një rol vendimtar në prishjen e balancave aktuale.
Lubonja: Vota e diasporës do jetë faktor kyç në fitoren e mazhorancës. Edhe duke analizuar sondazhet, mundet që Edi Rama sado kudo brenda vendit e ka më të vështirë se në 2021. Mendoj unë. Goditjen do ta bëjë me diasporën. Manipulimin më të madh do e bëjnë atje. Pa dyshim do ketë skenar kontestimi të zgjedhjeve. Kjo periudhë e fundit e nxjerr qartazi drejtësinë të kontrolluar nga mazhoranca. Sjellja e tyre për të parandaluar krimin zgjedhor mungon. /korrieri