
Kryeministri Edi Rama në orët e mbrëmjes së kësaj të premteje është shfaqur në rrugën e sapopërfunduar Maqellarë-Peshkopi, ku është pritur me daulle dhe valle.
Teksa po përshkruante një pjesë të rrugës në këmbë, Rama u ndal për të shijuar shfaqjen që ishte përgatitur posaçërisht për të.
Ai iu afrua pranë valltarëve dhe mori daullen duke i rënë bashkë me ta.
Më pas, reperi Noizy u shfaq me Lamborghini në rrugë, ndërsa Rama shihet teksa bën shenjë me duar që t’i hapet rruga.
Më pas kryeministri i entuziazmuar nga e gjithë atmosfera ironizoi opozitën dhe Sali Berishën, duke bërtitur: “Dibra Madhështore”.
Rama pati edhe një mesazh për dibranët se tashmë rruga është bërë deri në qendër të qytetit.
“Tani unë kam këtë mesazh për Dibrën dhe e kam për dibranët e Peshkopisë se aty është ajo sofra hudh e prit, fiksimi ishte me e pru rrugën e Arbrit deri në qendër të Peshkopisë se nuk duroja do të më jo do vij jo s’do vijë, jo erdhi jo s’erdhi. U krye deri në qendër të Peshkopisë”, tha Rama.