
Dalin pamjet e momentit kur turisti amerikan Brandon Saporito ka dalë nga banesa me qira në Shkodër ku vrau bashkëjetuesen e tij dhe është shoqëruar për në ambulancë nga policia.
Brandon Saporito shihet, i veshur vetëm me të brendshme dhe trupin e larë me gjak.
Ai ka marrë plagë të lehta në duar të shkaktuara me mjete prerëse, ndërsa u dërgua në spital dhe ndodhet rrezikut për jetën.
Krimi ndodhi rreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi” në banesën që çifti kishin marrë me qira. /korrieri