
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak më parë në qytetin e Shkodrës, ku një turist dyshohet se ka vrarë bashkëshorten me armë zjarri.
Brandon Saporito (57 vjeç) i mori jetën Sandra Holley (53 vjeç).
Burri ndodhet në spitalin e Shkodrës pasi sipas policisë dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse.
Ata kishin ardhur me pushime në Shqipëri para pak ditësh.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 10:15, në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, S. S.
Në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes. Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit. /korrieri