
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, nuk ka bërë parashikime se sa mandate mund të sigurojë partia e tij.
I pyetur nga gazetarët se sa mandate mund të fitojë PD, Berisha u përgjigj shkurtimisht se nuk jep kurrë përqindje dhe numra.
Ai theksoi se “nuk kam profet”, dhe se po sigurohet të marrë mbështetje madhore, sipas Berishës, për fitoren 1 Majit
“Siç e kam theksuar nuk jap kurrë përqindje e numra nuk jam profet dhe nuk marr rolin e profetit. Po mundohem të siguroj mbështetje madhore për fitoren 1 Majit”, tha Sali Berisha. /korrieri