
Gazetari i njohur nga Kosova, Berat Buzhala, është vendosur prej disa javësh në Tiranë dhe, sipas burimeve të Korrierit, ka marrë në dorë drejtimin e fushatës së Agron Shehajt dhe partisë së tij “Mundësia”.
Buzhala, një emër i njohur në median kosovare dhe themelues i platformës “Nacionale”, raportohet se është përfshirë ngushtë në koordinimin e mesazheve politike të Shehajt, si dhe në menaxhimin e pranisë së tij në media.
Për këtë rol, ai mësohet se po paguhet me një shumë me gjashtë shifra në euro.
Burimet theksojnë se përtej rolit prapa skenave, Buzhala ka nisur edhe të përfaqësojë publikisht partinë “Mundësia” në studio televizive, duke marrë një rol aktiv në promovimin e saj në skenën politike shqiptare.
Buzhala po bën dhe “media buying” duke shpërndarë reklama për Shehajn në media. /korrieri