
Një 42-vjeçar shqiptar, drejtues motoçiklete, humbi jetën tragjikisht pas një aksidenti të rëndë rrugor që ndodhi në rrugën Larisis, 10 minuta para mesnatës.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në spital, ai ndërroi jetë pak para orës 3 të mëngjesit.
Aksidenti ndodhi në rrugën Larisis, kur motoçikleta me fuqi të madhe që drejtohej nga 42-vjeçari, shtetas shqiptar, po lëvizte në rrugën Ypsilantou dhe doli në rrugën Larisis duke u drejtuar drejt lagjes Agioi Anargyroi, bëjnë me dije mediat greke.
Aty u përplas me një makinë që drejtohej nga një 26-vjeçar nga Volosi dhe që po lëvizte në drejtim të qytetit të Volosit.
Përplasja ishte shumë e fortë dhe në vendngjarje mbërriti menjëherë një ambulancë që e transportoi 42-vjeçarin në spital. Aty u bë përpjekje për ta mbajtur në jetë, por pa sukses, pasi ai ndërroi jetë rreth dy orë e gjysmë më vonë.
Sipas informacioneve, shqiptari nuk mbante kaskë mbrojtëse. Hetimet për shkaqet e aksidentit po kryhen nga Seksioni i Trafikut të Volosit. /korrieri