
Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja që alarmoi mbrëmjen e sotme Tiranën, ku fillimisht u raportua se një i ri ishte dhunuar tek një lokal në zonën e Doganës, pranë ish sheshit “Shqiponja”, dhe ishte marrë peng, duke u futur me zor në makinë.
Burime bëjnë me dije se pas alarmit që ngritën banorët e zonës, Policia u vu në ndjekje të makinës dhe shoqëroi katër persona në komisariatin nr.3.
Më konkretisht, në komisariat janë shoqëruar dy vëllezër, babai i tyre dhe një mik i familjes. Mësohet se ata ndodheshin tek lokali ku ndodhi ngjarja dhe kur do largoheshin njëri prej të rinjve, në gjendje të dehur, ka refuzuar të hipte në automjet.
Familjarët janë detyruar ta fusin me forcë në makinë për ta dërguar në banesë. Aktualisht të katërt ndodhen në komisariat, ku po japin sqarime për ngjarjen.