
Zbulohet një skandal në spitalin Onkologjik, ku mjekët orientonin pacientët drejt klinikave private, ku ishin të punësuar po vetë. Nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës, u zbulua se në klinikën “Megis” u gjetën një sasi e konsiderueshme mallrash kontrabandë. Barnat e gjetura ishin medikamente për përdorim spitalor, specifikisht në departamentin e Onkologjisë.

Klinika, e cila tashmë është e vendosur nën sekuestro deri në një moment të dytë, është në pronësi të mjekut kirurg Edmond Gashi dhe të Manjola Gashit.